Nga Zonja Katerina

Përbërësit

4 racione peshk merluc
1 filxhan miell misri
2-3 lgj vaj
1 lç piper të kuq
Kripë, piper i zi

Tava me oriz:
1 filxhan çaji oriz
2-3 speca
1 qepë mesatare
2-3 domate
2 lgj gjalpë
1-2 lgj vaj ulliri
½ ls piper të kuq
3 filxhanë ujë
Kripë, piper

Përgatitja

Në një tigan hedhim gjalpin dhe vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë specat e grira hollë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë orizin dhe domatet të prera në kubikë (pa cipë). I lemë përbërësit të zbuten për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë ujin e ngrohtë.

Jemi kujdesur që më parë të ngrohim furrën dhe një enë balte ku hedhim masën e përgatitur të cilën e lemë në furrë për 30-35 minuta në 200 gradë.

Ndërkohë përgatisim peshkun e ndarë në racione. Në një enë hedhim miellin e misrit, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E spërkasim mirë peshkun nga të gjitha anët me miellin e misrit dhe e vendosim në një tavë me letër pjekje. E spërkasim me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrë në 220 gradë për 15-20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: