INDONEZI-Ka shkuar në më shumë se 1200 numri i viktimave pas tërmetit dhe Cunamit që ka goditur ishullin indonezian të Sulawesi. Lajmin e bëjnë të ditur një nga OJQ kryesore indoneziane, transmeton reppublica.it.

Në total janë gjetur 1203 trupa, por ka ende të tjerë që rezultojnë të zhdukur dhe të paidentifikuar, ka thënë Insan Nurrohman, zëvendës president i organizatës Aksi Cepat Tanggap.

Rreth 1200 të burgosur janë arratisur nga tre burgje të ndryshme në rajonin e Sulawesi i shkatërruar plotësisht nga tërmeti.

Arratisja masive ka ndodhur pas dallgëve gjigande. Funksionari i ministrisë së drejtësisë, Sri Puguh Utami ka thënë që të dënuarit janë arratisur nga dy struktura të mbingarkuara me të dënuar në Palu dhe në Donggala.

“Jam i sigurt se kanë ikur nga frika e tërmetit, kjo sigurisht që është një çështje jete dhe vdekjeje për të burgosurit” ka thënë Utami.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb