TIRANË- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka ‘paralajmëruar’ administratën që kjo e fundit mos të përfshihet në zgjedhje.

Kështu në vijim të paketës së rekomandimeve për procesin e zgjedhjeve parlamentare në vend, i është drejtuar të premten ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito dhe të gjithë kryebashkiakëve në vend, ku i kërkon të marrin masa për mospërfshirjen e punonjësve të administratës qendrore dhe vendore në fushatë elektorale, gjatë orarit zyrtar të punës.

Në rekomandimin e tij Totozani thotë se në rast se do të konstatohen raste konkrete do të kërkohet marrja e masave disiplinore në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës apo të Nëpunësit Civil, ndaj atyre punonjësve që anashkalojnë detyrat dhe misionin e tyre të ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: