Kandidati për deputet i PD në Gjirokastër, Tritan Shehu ka vizituar disa biznese fason në Përmet ku ka folur edhe për programin ekonomik të  Partisë Demokratike.

Shehu ka premtuar se PD qnë qeveri do të ulë taksat dhe do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ulja e taksave do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht  në qytetet ku punësimi është një barrë e madhe sociale. “- tha Shehu.

Ai ka shtuar se jo vetëm kaq, por PD do të rrisë pagën minimale dhe ulë çmimin e naftës energjisë elektrike.

‘’Kjo pagë merr vlerë si për punëtorin, edhe për biznesin dhe nuk bëhet barrë, pasi qeveria e PD do ta shoqërojë rritjen e pagës minimale me politika të tjera lehtësuese për biznesin, uljen e cmimit të naftës, të energjisë elektrike dhe të shumë taksave të tjera që u zënë frymën biznesit prodhues”-është shprehur Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb