GREQI – Një tjetër operacion antidrogë i policisë greke është zhvilluar në kufirin greko-shqiptar në Kostur.

Policia fqinje ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 1 çantë me 2 pako.

Në brendësi të tyre gjendeshin gati 11 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

WhatsApp Image 2018-02-05 at 10.48.52

Në pranga ka rënë drejtuesi dhe pasagjeri grek, përkatësisht të moshës 27 dhe 21 vjeç, si dhe një pasagjere bullgare 21 vjeç.

Nga operacioni janë sekuestruar 3 celularë, 3 karta SIM dhe 100 euro.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb