“Ne po përballemi me një situatë jashtëzakonisht kritike në vendin tonë, siç është, për fat të keq, në shumë vende të tjera,” tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një deklaratë mbrëmjen e sotme.

Pas 10 ditësh të vështira me temperatura të larta ne jemi të thirrur për të menaxhuar dhjetëra zjarre në pyje në të njëjtën kohë”- tha ai dhe shtoi: “Tre prej tyre, në Atikë, Evia dhe Ilia, janë me madhësi dhe intensitet të madh”.

Ai theksoi se përparësia jonë është gjithmonë mbrojtja e jetës njerëzore. “Tjetra është mbrojtja e pronës, mjedisit natyror dhe infrastrukturës kritike. “Fatkeqësisht, në këto rrethana, arritja e të gjitha këtyre qëllimeve në të njëjtën kohë është thjesht e pamundur,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb