SHBA

Shumë frikë por fatmirësisht asgjë serioze për Ireland Baldwin, vajza e Alec Baldwin dhe Kim Basinger, e cila u sulmua dhe u grabit në një parking në SHBA.

Modelja dhe aktorja 24-vjeçare postoi fotot e fytyrës së saj të nxirë dhe të ënjtur të shoqëruara me një postim të gjatë ku shkruhej:

“Unë u sulmova nga një grua që ishte plotësisht e çmendur për shkak të drogës dhe në gjendje të dëshpëruar për para. Ajo më goditi në fytyrë në një parking dhe rrëmbeu gjërat e mia dhe iku me një makinë ku e priste bashkëshorti i saj.

Fatmirësisht gjithçka u zgjidh dhe ajo u arrestua nga forcat e policisë. Për fat të mirë kishte dëshmitarë aty pranë që më dhanë ndihmën e parë shumë shpejt.
“Njerëzit janë të dëshpëruar për para tani për shkak të koronavirusit dhe mungesës së vendeve të punës. Ka shumë vjedhje dhe plaçkitje që po ndodhin”- shkroi 24-vjecarja.

Ireland Baldwin është vajza e vetme e lindur nga martesa e dy aktorëve të njohur, Alec, 62 vjec dhe Kim, 66 vjece të cilët kanë qenë të martuar nga viti 1993 deri në 2002.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb