TIRANE

Amarildo është vetëm 17 vjeç dhe i duhet të punojë. Atë nuk e gjetëm në shtëpi, por erdhi ndërkohë që ishim duke filmuar. Ai punon në një mobilieri aty pranë. Amarildo është koshient për gjendjen e vështire të vëllait dhe familjes që nuk ka mundësi të përballojë shpenzimet dhe për këtë thotë se po përpiqet edhe ai që të ndihmojë sadopak. Babi i tij punon në ndërtim. Sëmundjen e Selmanit por e përballon financiarisht vetëm duke marrë borxhe sa andej këtej. Familja Çela është e zhytur në borxhe.

Ndërsa Anxhela, motra 12 vjeçare është ajo që kalon më shumë kohë me Selmanin. Atyre nuk u lejohet që të rrinë shumë jashtë shtëpisë, pasi janë të predispozuar që t’i kapë çdo virozë dhe duhet të jenë të shëndetshëm përpara operacionit.

“Unë e dua shumë vëllain e vogël, e dua shumë, qëndroj më të. Vëllai i madh punon. Mua nuk ma tregojnë se çfarë ka vëllai i vogël” thotë Anxhela.

Selmani është 7 vjeç dhe nuk shkon në klasë të parë. Familja ia ka ndërprere mësimin me rekomandim të spitalit, pasi imuniteti i tij është shumë i dobët. 7 vjeçari nga Pezë Helmësi sot është duke lozur jashtë, me pafajësinë e një fëmijë, por e ardhmja e tij është e pasigurt dhe prindërit e tij kërkojnë ndihmën e shqiptarëve, që e njëjta tragjedi të mos përsëritet.

https://www.youtube.com/watch?v=IW8gsFxw6yQ&feature=youtu.be

Prindërit e Selmanit presin me ankth përgjigjet e analizave nëse vajza Anxhela do mundet ti dhurojë palcën kurrizore vëllait. Nëse përgjigja do jetë negative, kjo do të ishte një tragjedi për familjen Çela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb