Stina e vjeshtës bën që edhe trupi ynë të përshtatet me kushtet klimatike. Temperatura, lagështira e të tjerë faktorë, veprojnë mbi lëkurën. Farmacistja Elda Preni ka dhënë receta praktike si ne të jemi më të kujdesshëm për të patur një lëkurë të shëndetshme.

E ftuar në emisionin “Vila 24”, moderuar nga Adroniki Kolka në “News 24”, Preni tha se këtë vit është shtuar edhe një element që duhet të shihet me kujdes siç është raporti i epidermës nën veprimin e materialit të maskave anti Covid.


Ajo këshillon pastrimin e fytyrës me përbërës shtesë dhe mbajtjen e maskave të pambukta. Preni sipas përvojës së saj, vë theksin tek rëndësia që ka larësi, përshtatur edhe llojit të lëkurës dhe kremërave specifikë.

Ajo vlerëson rolin e trajtimin me serum pasi ushqen më në brendësi lëkurën si edhe dha sugjerimet e saj mbi maska të ndryshme trajtimi edhe për të parandaluar rënien e flokëve në sezonin e vjeshtës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb