Të risjellësh modën e vjetër e ta rikonceptosh në kohë, kjo është ajo çka blogerja Xhina Hodo bën me veshjet e gjyshërve dhe prindërve te saj.  Ajo tregon në kameran e “Vila24” dollapin ku janë të varura kostumet e xhaketat e gjyshes, së cilës duket se ia pëlqen më shumë shijet.

Ajo tregon se si i përshtat kapelet e gjyshit, ndërsa kur arrin tek këmisha e babait thotë se ai është konsulenti i saj më i madh për pamjen, e shton se babai nuk e pëlqen fare kur mban veshje me masa disa herë më të mëdha nga masa e saj.

Xhina habit kur thotë se i është dashur të marrë edhe xhaketën e vjehrrit të saj për një set fotografish. Nga mënyra si komenton kombinimet, Xhina na lë të kuptojmë se fantazia e saj shkoj përtej standartes dhe klishesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: