Përbërësit
Për byrekun:

1 pako peta të gatshme
4 kokrra vezë
250 gr sheqer
120 gr simigdali (miell semola)
4 gota qumësht
1 limon
50 gr gjalpë

Për sherbetin:

2 gota sheqer
1,5 gota ujë
Pak lëng limoni

Përgatitja
Trazojmë vezët me sheqerin dhe shtojmë edhe simigdalin (miell semola). E kalojmë masën në tenxhere dhe e vendosim në zjarr. Shtojmë qumështin gradualisht duke e trazuar që të mos krijohen kokrriza. Grijmë lëkurën e një limoni. Kur masa është trashur dhe po fillon të ziejë, shtojmë gjalpin dhe e trazojmë.

Hapim petën, vendosim krem në mes dhe formojmë role duke e mbledhur. I vendosim në tavë dhe i pjekim në 200 gradë derisa të marrin ngjyrë portokalli në kafe të lehtë.

Sherbetin ia hedhim të nxehtë roleve të ftohta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb