(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit

200 gr mish të grirë
2 patate
1 qepë
1 lugë salcë koncentrat
2 karota
100 gr bizele
5-6 kërpudha
100 ml pana
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Majdanoz

Përgatitja
Skuqim qepën e prerë në kubikë dhe shtojmë mishin e grirë. Pasi janë skuqur shtojmë bizelet, patatet dhe karotat dhe vazhdojmë skuqjen. Salcën koncentrat e hollojmë në pak ujë dhe e hedhim në tigan. Kërpudhat i skuqim në një tigan tjetër sa të marrin ngjyrë nga jashtë dhe i hedhim te gjella që po gatuhet. Shtojmë kripë, piper dhe e lëmë të zjehet për 15 minuta. Në fund shtojmë panën dhr majdanozin dhe e heqim nga zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb