(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit
2 gota hikërr
1 gotë sheqer të zi
700 ml ujë
4 lugë arrë kokosi
Kanellë
Fletëza bajame
2 lugë niseshte
4 lugë rrush të thatë
2 lugë copëza bajame

Pergatitja
Shpëlajmë mirë hikrrën dhe e vendosim të ziejë me trefish ujë pothuajse. Pasi është zjerë shtojmë sheqerin, arrën e kokosit, rrushin e thatë dhe bajamet e copëzuara. Tresim niseshten në ujë dhe e shtojmë në tenxhere duke e trazuar. E hedhim nëpër gota, e spërkasim me kanellë dhe fletëza bajamesh lart dhe e lemë të ftohet për 3-4 orë. Duke qenë se hikrra nuk ka gluten, hashuren duhet t’a konsumoni brenda 1 dite.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: