Recete nga znj Katerina
Përbërësit

3 filxhanë çaji miell
1 bustinë pluhur pjekës
1 gotë qumësht
350 gr çokokrem

Përziejmë miellin me pluhurin pjekës, shtojmë qumështin dhe 200 gr çokokrem. I përziejmë mirë derisa përbërësit të lidhen dhe masën e përgatitur e vendosim në një tavë me letër kuzhine. E vendosim kekun të piqet në 180 gradë per 20 minuta.

Pasi keku të piqet e nxjerrim nga furra, e lemë të ftohet dhe më pas e lyejmë me pjesën tjetër të çokokremit. Nëse kemi copëza çokollate e spërkasim lart për dekor.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: