(Recete nga znj Eneida)
Përbërësit

Për kekun:

6 kokrra vezë
7 lugë sheqer
12 lugë miell
2 lugë çaji pluhur pjekës

Për mbushjen:

1 kuti Schmandt Zott
1 paketim fruta pylli Hortex
200 gr sheqer

Përgatitja
Rrahim vezët me sheqerin me mikser sa të bëhen shkumë. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës dhe shtrojmë masën në tavë. E pjekim në 200 gradë për 15 minuta.

Në një tenxhere hedhim frutat e pyllit me sheqerin dhe i ziejmë për 20-25 minuta.

E lemë të ftohet pak reçeli si dhe keku.

E ndajmë në dy pjesë kekun dhe e lyejmë me reçel. Shtojmë ajkë dhe bashkojme dy pjesët. Më pas e presim në kubikë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: