Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

1 litër ujë
500 gr sheqer
4-5 shkopinj kanelle
7-8 lule karafili
1 majë luge arrë moskat
½ filxhan vodka ose raki
Lëkura e 1 portokalli

Në një tenxhere hedhim ujin, sheqerin, shkopinjtë e kanellës, karafilin, arrën moskat dhe lëkurën e portokallit. E lemë të ziejë për reth 40-50 minuta dhe më pas e lemë të ftohet.

Pasi të jetë ftohur shtojmë vodkën ose rakinë, hedhim likerin në një shishe qelqi dhe e kemi gati për servirje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb