(Recete nga znj Eneida)
Përbërësit
Për njokit:
3 patate mesatare
1 të verdhë veze
2 filxhanë kafe miell
Pak kripë

Për salcën pesto:
Një dorë borzilok të freskët
Një dorë arra
3 lugë djathë parmixhano
3 lugë vaj ulliri
2 lugë qumësht

Për salcën me pana:
100 ml pana
50 gr gorgonxola
50 gr mocarela

Përgatitja
I ziejmë patatet dhe më pas i shtypim derisa të bëhen pure. I vendosim mbi banakun e kuzhinës dhe u hedhim kripë, të verdhën e vezës dhe miellin. Formojmë brumin i cili del i butë dhe vazhdimisht duhet të kemi pak miell afër që të mos na ngjitet në duar. E ndajmë në pjesë dhe më pas formojmë shirita cilindrikë të cilët i presim me thikë në copëza të vogla.

Në ujin me kripë që është duke zjerë, shtojmë njokit. Sapo të ngjiten në sipërfaqe i lëmë të ziejnë 1 minutë dhe i heqim.

1- Për salcën pesto grijmë në mikser të gjithë përbërësit. Me pas masën e kalojmë në tigan sa të ngrohet dhe shtojmë menjëherë njokit. Shijen mund t’a zbusim me pak pana.

2- Për salcën me pana vendosim në tigan në temperaturë mesatare panën të ngrohet me pak vaj ulliri. Thërrmojmë djathin gorgonxola dhe ia shtojmë panës. Sapo shkrin shtojmë njokit dhe mocarelën në copëza si dhe pak ujë. I lemë për 1 minute dhe i servirim direkt.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb