BalkanWeb siguron pamjet tronditëse kur automjeti tip “Benz” pas përplasjes me betonieren përfshihet nga flakët.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se ka qenë mjeti i tonazhit të rëndë që i ka prerë rrugën makinës ku udhëtonin 4 të rinjtë. Në video duket makina e përfshirë nga flakët, ndërsa pranë automjetit shihet edhe një efektiv policie i cili e ka të pamundur të bëjë gjë, përveçse të kërkojë ndihmën e shërbimit zjarrfikës.

Për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjeti, zjarrfikësve u janë dashur disa minuta, pas shuarjes së flakëve, dhe kanë përdorur gur fresibël për të prerë pjesët metalike të makinës së dëmtuar nga përplasja.

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur brenda mjetit. Enejdi dhe Erildi Laçi ishin vëllezër, ndërsa Andi Laçi ishte kushëriri. Viktima e katërt, Enrikejt Kurti ishte shoku i tyre.

Viktimat e aksidentit

Enejdi Laçi (25 vjeç) – Drejtues i automjetit

Erildi Laçi, 20 vjeç

Enrikejd Kurti, 24 vjeç

Andi Laçi, 22 vjeç

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb