Recete nga znj Katerina
Përbërësit

1 pako peta
5-6 patate
250 ml qumësht
3 vezë
2 lugë gjalpë
1 lgj miell/niseshte
Kripë, piper, majdanoz
Gjalpë dhe vaj ulliri për spërkatjen e petëve

Përgatitja

Filimisht vendosim patatet të ziejnë dhe më pas i shtypim me një pirun duke i bërë pure. Shtojmë tek patatet 2 vezë, 2 lugë gjalpë dhe 150 ml qumësht. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz.

Marrim petët 3 e nga 3, i spërkasim me gjalpë të shkrirë të trazuar me pak vaj ulliri. Vendosim në fillim të petëve purenë e patateve, e mbështjellim role dhe e vendosim në një tavë të lyer me yndyrë. Kështu veprojmë me të gjitha petët derisa të mbushet tava.

Në fund trazojmë një kokërr vezë me 2 lugë gjalpë, 1 lugë miell ose niseshte dhe 100 ml qumësht. Këtë masë e hedhim mbi roletë e mbushura me patate dhe me pas i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: