Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

6 kunguj jeshilë
1 patate e zierë
50 gr bizele
100 gr djathë kaçkavall
2 lugë gjalpë
2 lugë miell
250 ml qumësht
100 gr proshutë
1 qepë e njomë
2 lugë salcë domatesh
Kripë
Piper
Vaj ulliri

Përgatitja
Përgatisim beshamelin; skuqim miellin në gjalpin e shkrirë dhe shtojmë qumështin pak e nga pak deri sa të trashet. Shtojmë djathin kaçkavall dhe të verdhën e vezës, kripë dhe piper
Në një tigan skuqim qepën dhe i shtojmë pataten e zierë si dhe bizelet. Në fund shtojmë salcën. Masën e shtojmë te beshameli, gjithashtu dhe proshutën e prerë në kubikë. Mbushim kungujt që u kemi hequr pjesën e brendshme dhe i pjekim në 190 gradë për 40 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb