TIRANË

“Pepa Marrit Band” grupi arbëresh që luan folk-rok ka përcjellë një përshëndetje të posaçme sot për gjithë shqiptarët.

Në një lidhje direkte me moderatoren e “Vila24”, Androniki Kolka, njëri prej anëtarëve, Angelo në gjuhën arbëreshe uroi për një ditë të mbarë e plot diell, teksa u prezantua dhe një prej këngëve më të reja të tyre, “Poezia”.

Në muzikën e “Pepa Marriti Band” ndihet vargëzimi shqip si edhe motivet e vjetra arbëreshe ndërthurur me rrymën rok, shumë melodi e atmosferë në të cilën dallohet dora e një grupi profesionistësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb