Pas Balenës Blu një tjetër lojë e çuditshme po qarkullon në internet me rregulla të tjera. Kjo lojë i frymëzon fëmijët që të zhduken nga shtëpia për dy ditë.
’48 hour Challenge’ është sfida e kthyer në trend në rrjete sociale, e cila kërkon që miqtë dhe familjarët të publikojnë postime ku i urojnë mirëserardhjen.
Një grua ka treguar se fëmija i saj, së bashku me të tjerë është larguar dhe u gjet pas 55 orësh. “Isha e tmerruar duke menduar se mund të kishin vdekur, përdhunuar, trafikuar apo vrarë. Por këto fëmijë mendojnë se është qesharake. Nuk u mërzita aspak kur policia kërkoi që ti mbante në paraburgim,” – tha ajo për Independent.
Kjo lojë mund të jetë kërcënimi i rradhës për të gjitha familjet.
(e.f/BalkanWeb)