Në familjen Hysenbelliu festat e këtij fundviti do të trokasin edhe më të ngrohta. Zëvendëspresidentja e grupit “Hysenbelliu”, Fabiola solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Mami Fabiola dhe babi Rigels janë gëzuar me një vogëlushe që e kanë quajtur Amaris. Ardhjen e Amarisit e ka pritur me dashuri dhe gëzim edhe motra e madhe Isabel, tashmë 3 vjeç e gjysmë.

Fabiola i kaloi ditët e “pritjes së ëmbël” në krye të punëve të shumta, deri ditën e sotme, kur pritja mbaroi dhe familja përqafoi pjesëtaren e saj më të re.

Këtë fundvit, familja Hysenbelliu, krahas sukseseve të shumta që ka arritur, do të festojë lumturimisht edhe me Amarisin e vogël.

Stafi i ‘BalkanWeb‘ i uron jetë të gjatë dhe shëndet Amarisit të vogël!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb