Lupusi, njohur ndryshe si sëmundja e ujkut grupohet tek patologjitë autoimune. Luljeta Selimaj ka shfaqur simptoma shumë vite më parë, ndërsa ka kaluar çaste ku i është rrezikuar edhe jeta. Ajo është përballur me dyert e spitaleve duke marrë trajtime të ndryshme, ndërsa sëmundja e ka gjunjëzuar shumë herë.

E ftuar në studion e emisionit “Vila 24” në “News24”, Luljeta optimiste për shëndetin ka treguar se si ka gjetur zgjidhje me kurat bimore të specilistit Ylli Merja.  Ajo ndihet më e qetë dhe bën një jetë më cilësore. Më tej, vetë Merja thotë se e ka studiuar rastin e Luljetës për të gjetur shkaqet, duke marrë në shqyrtim gjithë anamnezën e saj.

Trajtimi në vaskë me bimë të ndryshme, përdorimi i lëngut të zogut të pulës e një sërë kremërash, kanë ndryshuar rrënjësisht pacienten duke bërë që ajo që futet drejt një rruge plot shpresë. Merja vlerëson rreziqet fatale që sjell shpesh lupusi, duke theksuar rëndësinë e veprimit të bimëve jo vetëm për këtë rast, por në shumë shqetësime të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: