Hakerët grekë kanë sulmuar dy banka turke dhe ushtrinë e fshehtë të Turqisë. Sulme kibernetike të njëpasnjëshme ndaj bankave turke dhe ushtrisë mercenare të Erdoganit të bëra nga Anonymous Greece.
Hakerët kanë rrëzuar faqen e Ziraat Bankasi dhe Turkish Bank, duke dhunuar email-et dhe kodet bankare, si dhe faqen e internetit të ushtrisë sekrete Sadat, e cila u fshi.

“Nuk ka fjalë të tjera për Turqinë: Ju jeni një djall. Anonymous Greece, Anonymous Kurdistan, dhe komuniteti grek BlackHat Community dhe shumë grupe të tjera hackerimi po sulmojnë çdo ditë. Goditja jonë e fundit ishte shumë e mirë. Banka juaj më e mirë po sulmohet dhe shumica e tyre janë thyer. Faqja e internetit të ushtrisë mercenare të Erdoganit u fshi pas një sulmi të fortë”, tha ekipi në faqen e tij zyrtare, duke paraqitur foto të sulmeve kibernetike.

Ditët e fundit mes Athinës dhe Ankarasë pati përplasje, pasi një anije turke sulmoi një anije greke në detin Egje. Acarimi i marrëdhënieve Turqi-Greqi vjen për shkak të konfliktit mbi përkatësinë e ishujve, që Turqia i njeh me emrin Kardak, ndërsa Greqia Imia.

hakerim 1

hakerim 2

hakerim 3

hakerim 4

anonymous

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: