Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

Mish me majdanoz

frikase me mish vici

NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1 kg mish qingji
4 tufa qepë të njoma
4-5 lgj vaj ulliri Olitalia
1 lgj piper i kuq
4 tufa majdanoz
1 filxhan kafeje oriz Gold
Kripë, piper i zi

Pergatitja

Lajmë mishin e vendosim në një tenxhere dhe pasi ta mbulojmë me ujë e vendosim në zjarr për të zjerë për 40 minuta.

Ndërkohë pastrojmë qepët dhe presim horizontalisht për së gjati pjesën e bardhë të qepës dhe më pas fillojmë të presim në 1 cm gjatësi jo vetëm të bardhën por edhe pak jeshile.

Ngrohim vajin e ullirit Olitalia në një tigan dhe shtojmë në të qepët të cilat i kaurdisim herë pas here derisa qepa të zverdhet pak. Shtojmë 1 lugë piper të kuq dhe e largojmë shpejt që të mos na nxihet piperi. Shtojmë qepën në tenxheren me mish, më pas shtojmë 4-5 lugë çaji oriz dmth 1lç pçr racion.

Grijmë majdanozin trashë, e shtojmë në tenxheren me mish dhe qepë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë të zieje për 15-20 minuta. Në fund e servirim të ngrohtë.

(da.xha/BalkanWeb)