Polemikat e analistit Mustafa Nano nuk kanë të sosur. Ai mbahet mend për tezën e tij se nëna e Skënderbeut ishte serbe, e vazhdoi sëfundmi me heroin e demokracisë Azem Hajdarin, i cili sipas Nanos kishte inteligjencë të ulët e s’meritonte të cilësohej hero, por nuk ndalet me kaq. Në një shkrim të botuar sot tek “Mapo” me titull “Kasëm Trebeshinën e lexova pas vdekjes. Dhe …”, Nano është i mendimit që historia duhet ta regjistrojë si desident dhe jo si shkrimtar.

Marrë me shkëputje nga shkrimi i Nanos

-Teksa lexoja jetëshkrimin e tij, i gjithi më është dukur si një gjë e nxjerrë me përdhunë nga arkivat a nga muzetë. Nuk mund të më dukej ndryshe një njeri që ka shkruar gjithë atë autobiografi, dhe nuk ia përmend emrin gruas qoftë edhe njëherë të vetme. Flet për të, i referohet në 2-3 raste, por e bën sikur të ketë qenë fjala për një hije. Dhe në këtë pikë mua më ka kapur në befasi. Mua vetëm kaq do më mjaftonte që Trebeshinën të mos e llogarisja si banor të panteonit të kulturës shqiptare.

-Si zor të ketë zotëruar ndonjë gjuhë të huaj në atë masë sa të mund të lexonte letërsi të arrirë. Nga mënyra se si shkruan, nuk të besohet se ka njohur ndonjë gjuhë të huaj.

-Stili i tij lë aq shumë për të dëshiruar, sa ndonjëherë, teksa je duke e lexuar, të bëhet se je duke ndjekur një ligjërim bisedimor.

-Ai nuk kishte respekt për formën e për ndërlikimet stilistike. Vepra e tij letrare është një monument i thjeshtësisë artistike.

-Trebeshina me stilin ishte si dhelpra me rrushin. Dhelpra nuk është se nuk e donte rrushin. Thjesht nuk mbërrinte dot deri atje.

Kasëm Trebeshina, siç thashë më sipër, vetëpëlqehej si shkrimtar.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: