NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
6 patate të mëdha
300 gr kërpudha
6 qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
50 gr djath parmixhano
4 lgj vaj ulliri
Trumzë
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Fillimisht parangrohim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius.
Lajmë mirë patatet, i thajmë dhe ashtu siç janë me lëkurë i lyejmë mirë me vaj, i spërkasim me kripë dhe i vendosim në furrë të piqen për 1 orë.
Presim 1/3 e patates nga lartë si kapak dhe pjesën tjetër e gërryejmë nga brenda duke lenë muret anësore të saj në trashësinë 0.5 cm.
Në një tigan me dy lugë vaj ulliri kaurdisim qepët e njoma të prera në unaza dhe dy thelpinj hudhër të grirë imët. Sapo qepët të zbuten pak shtojmë ½ e pjesës së brendshme të patates të grirë imët dhe kërpudhat të prera në copëza të vogla. I kaurdisim për pak minuta dhe më pas i largojmë nga tigani duke i vendosur në një tas duke shtuar dhe djathin parmixhano. I trazojmë mirë dhe mbushim patatet, në fund i spërkasim patatet me pak parmixhano dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb