Nga: ZONJA VJOLLCA
4 gjysma patëllxhani
3 speca me ngjyrë të ndryshme
1 kungull
200 gr kërpudha
1 presh (pjesa e bardhë)
Kripë,piper i zi
1 qepë, 3 thelpinj hudhër
4 lgj vaj ulliri Olitalia
150 gr djathë dhie
4 domate mesatare
1 lgj pesto Genovese
50 gr rukola

Presim patëllxhanët në ½ për së gjati dhe largojmë pjesën e tulit duke krijuar hapësira për mbushje. Vendosim patëllxhanët në ujë me limon ose kripë. Pjesët anësore të patëllxhanit i lemë 0.5 cm të trasha.

Presim specat në shirita të hollë me gjatësi 3-4 cm, tulin e patëllxhanëve gjithashtu e presim në shirita të hollë, kërpudhat I presim në gjysmëfeta, preshin në gjysmërrathë hollë, qepën në fije dhe kungullin në copëza të vogla.

Ngrohim vajin e ullirit Olitalia dhe të gjitha perimet i vendosim në tigan duke shtuar dhe hudhrat e grira imët. I kaurdisim perimet derisa të zbuten, shtojmë më pas kripë, piper të zi dhe djathë të bardhë të thërrmuar.

Kullojmë patëllxhanët, i thajmë mirë dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj. Mbushim hapësirat boshe të patëllxhanit me perimet e kaurdisura dhe më pas i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 190 gradë Celsius për 20 minuta. Më pas i servirim patëllxhanët e mbushur duke vendosur nëpjate dhe 3 feta domate, 1 lugë kafeje pesto xhenoveze të gatshme të Kompanisë Teuta dhe mbi të vendosim një dorë rukola spërkatur me 1 lugë çaji vaj ulliri Olitalia.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb