NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

300 gr mishi të grirë
1 qepë
1 kokërr vezë
Kripë, piper i zi
Pak majdanoz
1 lgj peksimadhe
1 majë sodë buke
2 petë sfoljatë
Pergatitja
Në një tas vendosim mishin, qepën të grirë në rende, 1 vezë, peksimadhe, kripë, piper të zi dhe majdanoz. E punojmë mirë brumin dhe e leme te pushoje per 20-30 minuta.

Formojmë qofte rrumbullake sa një arrë të madhe, i kalojmë në tigan me 2 lugë vaj duke i rrotulluar që të marrin pak ngjyrë por jo të errësohen. Hapim petën sfoljatë dhe me ndihmën e një forme rrumbullake (ose një gote me grykë të gjere) formojmë 16 disqe. 8 disqe i lemë ashtu siç janë ndërsa 8 disqeve të tjera i bëjmë një hapësirë në qendër me një gotë të vogël rakie. Lagim me ujë me anë të një furçe 8 disqet e para dhe i bashkojmë me disqet e hapura në qendër dhe në secilën hapësirë vendosim nga një qofte. I vendosim më pas në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: