NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 kungull i njomë
1 qepë e vogël
3 kokrra domate
2 speca të verdhë
1 thelpi hudhër
1 lk mustardë
Kripë, piper i zi
1 lk sheqer
2-3 lgj uthull rushi të bardhë
Vaj ulliri

Pergatitija

Presim qepën në kubikë shumë të vegjël. Kungullin të larë dhe tharë e presim në kubikë me brinjë 1 cm, gjithashtu dhe specat. Domatet i pastrojmë nga farat dhe gjithahstu i presim në kubikë të vegjël.

Në tasin që do të përgatisim sallatën vendosim 1 lugë kafeje mustardë dhe 2-3 lugë uthull. E trazojmë derisa mustarda të shkrijë më pas shtojmë vajin të aromatizuar me një thelpi hudhër, kripë dhe piper të zi. E trazojmë mirë marinadën dhe më pas vendosim në tas të gjitha perimet që premë duke i trazuar mirë që të marinohen. Më pas e servirim këtë sallatë e cila me peshk do të shkonte shumë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb