NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 pjepër
Cipa dhe lëngu i 2 portokalleve
Cipa dhe lëngu i 1 limoni
2 feta xhinxhër
2 kivi
Qershi / luleshtrydhe
Copëza akulli

Pergatija

Fillimisht qërojmë pjepërin dhe më pas e presim në feta. E vendosim në një blender duke shtuar lëngun e portokallit dhe disa copëza feta nga lëkura e portokallit. Shtojmë cipën dhe lëngun e një limoni dhe dy feta xhinxhër dhe i kalojmë te gjithë përbërësit në blender duke i kthyer në pure.

E servirim më pas supën e ftohtë me pjepër duke vendosur disa copëza akulli dhe disa kubikë kivi, qershi ose luleshtrydhe.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb