NGA ZONJA KATERINA

Përbërësit
1 kg kadaif
200 gr djathë kaçkavall
100 gr djathë të bardhë
3-4 kokrra vezë
200 gr kos
500 ml qumësht
150-200 gr proshutë e tymosur
1 spec të kuq ose 1 spec gogozhare
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri Olitalia
Përgatitja
Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe me të lyejmë një tavë ku vendosim gjysmën e sasisë së kadaifit duke e hapur fije-fije.

Trazojmë në një tas dy llojet e djathit të prerë në kubikë, proshutën e tymosur, kosin dhe sipas prefererences një spec të kuq të freskët të prerë në shirita ose një spec gogozhare. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe e vendosim si një shtresë mbi kadaif. Më pas vendosim pjesën tjetër të kadaifit duke e hapur përsëri në fije.

Rrahim 3-4 kokrra vezë me 500 ml qumësht, kripë dhe piper të zi dhe e shtojmë kremin e përgatitur mbi suflenë me kadaif. Më pas e vendosim suflenë në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: