BRITANI E MADHE

Një ditë para Krishtlindjeve u publikua kartolina familjare e Princ Harry-it së bashkë me Meghan dhe djalin e tyre. Dhe menjëherë pas kësaj filluan edhe spekulimet se tek fotoja ka diçka që s’shkon. Fotoja e publikuar nga Daily Mail tregonte Princin Harry të paqartë në sfond, ndërsa fytyra e Meghan-it e qartë dhe e fokusuar, edhe pse të dy ishin në të njëjtën distancë nga Archie. Daily Mail shkroi se fytyra e Meghan-it është shtuar më vonë në foto.

Untitled 8
Untitled 8

Daily Mail është një prej tabloidëve britanikë që prej kohësh sulmon dukeshën dhe bën pjesë në listën e mediave që Princi Harry do të përndjekë penalisht. Menjëherë pas këtij artikulli, mikesha e Meghan-it, që është njëkohësisht edhe fotografja që realizoi këtë foto, reagoi me anë të një postimi në Instagram.

“Jam shumë krenare që kam realizuar këtë foto Krishtlindjesh për një prej mikeshave të mia më të mira dhe familjes së saj. Kjo është origjinalja që është publikuar… Për sa i përket The Mail, e shoh që fushata juaj kundër mikeshës sime vazhdon. Fotoshopim i bukur i fotos sime të pafotoshopuar. Tani mund t’i rikthehemi shpirtit të Krishtlindjeve dhe jo atij dashakeq”, -ka shkruar mikesha e dukeshës, Janina Gavankar.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb