Orë të nxehta për të ardhmen e Marash Kumbulla. Një takim blic mesditën e djeshme duket se ka përcaktuar fatin e qendërmbrojtësin kuqezi. Presidenti i Lazios, Lotito nën shoqërinë e drejtorit sportiv Igli Tare janë takuar në Vila San Sebastiano me presidentin e Verona, Maurizio Setti dhe me drejtorin sportiv Tony D’Amico ku sigurisht temë diskutimi ishte Marash Kumbulla, një nga lojtarët më të lakuar në këtë merkato në Serie A. Lazio ka nisur punën për të ndërtuar një ekip konkurrues për Champions League sezonin e ardhshëm dhe gjithçka nis nga faza difensive ku Kumbulla është kthyer në prioritet absolut. Për futbollistin e Verona prej kohësh ka qenë në garë edhe Inter me ziklatërit që ofruan 25 milion euro plus 3 të tjera në formë bonusesh.

Kumbullla
Kumbullla

Lazio kërkon të djeg çdo konkurrent dhe kërkon të mbyll këtë marrëveshje brenda 30 qershorit, datë që i intereson shumë edhe Verona për bilancet vjetore. Në shtëpinë e Lazios ka shumë optimizëm pasi Igli Tare ka arritur të bind bashkëkombësin e tij, pritet vetëm që dy klubet të gjejnë edhe akordin për vlerën e kartonit.

Corriere
Corriere

Sipas mediave italiane baza nis me 18 milion euro kesh plus përfshirjen e disa lojtarëve të tjerë, flitet për Lombaradi i dhënë në formë huazimi tek Salernitana dhe për Valon Berishën i cili pritet të rikthehet nga Gjermania. Gjithnjë sipas mediave italiane, Kumbulla tek Lazio tashmë është një çështje e mbyllur, pritet vetëm zyrtarizimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb