Kandidatja e Partisë Demokratike Lediana Fratari ishte në zonën e Kasharit, me banorët e kompleksit “Fratari”. Në faqen e saj ajo shkruan për një takim entuziast me banorët e rinj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Në Kashar ishte një takim i mrekullueshëm me banorët e kompleksit të banimit “Fratari”. Pas ndërtimit të banesave, të cilat u janë dhënë banorëve sipas një skeme kreditimi të butë, kompania “Fratari” ka ndërtuar edhe një qendër shëndetësore për ta. Rikthimi im këtu, tashmë si kandidate për deputete e zonës, ishte një si një ditë feste për të dyja palët. Mbi 80 banorë u bashkuan me ne në këtë takim. Mirënjohja e këtyre njerëzve lexohet në cdo fjalë që thonë. Ndrësa unë nuk jam këtu për të marrë mbrapsht votën e  mirënjohjes, por për tu thënë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë tashmë si një premtim për tua përmirësuar jetesën dhe kushtet në këtë mjedis të ri banimi, e më gjërë” – shkruan Fratari në faqen e saj.

Me tej ajo pohon se “unë jam në politikë për të punuar që cdo qytetari t’i garantohen e kushtet normale të jetesës dhe shërbimet më të domosdoshme shëndetësore e sociale”.

Ajo ftoi banorët e kësaj zone, por edhe të tjerët që në 25 prill të votojnë numrin 9 tek lista e partive dhe 34 tek lista e kandidatëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: