Nga: ZONJA ENEIDA

2 gota bullgur
3 gota ujë të nxehtë
2 qepë mesatare
500 gr mish viçi të grirë
Majdanoz të freskët
Kripë
Piper të zi
Piper të kuq
Pimento
Vaj ulliri
Vaj luledielli për skuqje

Bullguri duhet të jetë i imët, kështu që nëse nuk e keni të imët, grijeni në mikser.

E hedhim bullgurin në një tavë dhe shtojmë piper të kuq, piper të zi dhe kripë. Shtojmë ujin me 3 doza duke e trazuar vazhdimisht me një lugë, e mbulojmë me një letër të tejdukshme dhe e lëmë 2-3 orë.

Skuqim qepën në vaj ulliri dhe shtojmë mishin e grirë. I lëmë të skuqen deri sa të avullojë uji totalisht dhe shtojmë pimento, majdanozin, kripën si dhe piper të zi.

Marrim brumin në formën e vezës në pëllëmbë të dorës dhe e shpojmë në mes duke krijuar një hapësirë. Vendosim kimanë e përgatitur dhe i japim formën vezake me majë nga të dyja anët. Qoftet i skuqim në vaj të bollshëm dhe i servirim me shumë limon.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb