Besimtarët myslimanë festojnë sot Festën e Fiter Bajramit. Të gjithë besimtarët, pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit këtë ditë feste e kanë nisur me faljen e Namazit.
Në Kosovë, një hoxhë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim deri më tani, e ka bërë faljen e namazit me veshje popullore.
Sipas mediave vendase, hoxha nga Drenasi e ka falur namazin i veshur tradicionalisht me veshjen ‘tirqi e plis’ e cila është një veshje popullore.
Kjo gjë i ka habitur të gjithë besimtarët, pasi nuk është diçka e cila ndodh shpesh.
(BalkanWeb)