Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2.132 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 32 qytetarë, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 14.102. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 378. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.

Ndër pacientët e intubuar, 338 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 40 janë plotësisht të vaksinuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb