Ermal Mamaqi, aktor, producent e mentor ishte i ftuar sot në “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe. Ai foli për produksionin më të fundit filmik “HOT” si dhe përvojën me trajnimet e ndryshme. I pyetur nga moderatorja Lahe për një këshillë që do u jepte të rinjve, 15-vjeçarë, Mamaqi tha se ata duhet të bëhen sa më shumë kuriozë, se kështu mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Sa i përket punës me fëmijët që ata të jenë të suksesshëm, Mamaqi tha se i ushqen fëmijët më vetëbesim e shumë dashuri, madje tregon dhe 2 “teknikat” si e vë djalin e tij në gjumë. Sa i përket raportit me të shoqen, edhe ajo e suksseshme në biznesin e saj Amarda Toska, Mamaqi shprehet me shumë respekt për rolin që Ami, siç e njohim të gjithë luan në familje.

Pasuria e tij, ishte një tjetër pikë e bisedës ku shpjegon këndvështrimin që ka për paratë dhe fatin, si dhe çfarë konsideron ai pasuri. Duke u ndalur tek suksesi personal, Mamaqi e mbylli bisedën më fjalët: “Kur ti vendos qëllimet, qëllimi jot do prezantohet i realizuar kur ti ke kaq shumë vlera, sa nuk të duhet më ta arrish atë qëllim.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb