Një sulm me armë ka ndodhur sot ndaj dy anijeve greke që transportonin naftë. Mediat greke njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në Gjirin Persik dhe sipas informacioneve të para, anija e parë me emrin “Delta Poseidon” e kompanisë detare “Delta Tankers” në pronësi të pronarit të anijeve D. Diamantidis, po udhëtonte në Gjirin Persik drejt Agios Theodoros ku ndodhen rafineritë e Motor Oil.

Anija u nis nga porti i Al Basrah dhe në momentin e sulmit po udhëtonte me një shpejtësi mesatare.

Raportohet gjithashtu se sulmi ka ndodhur në të njëjtën kohë tek të dyja anijet. Anija e dytë, “Luftëtari i matur”, është në pronësi të Spyros Polemis.

Ministria e Jashtme dhe ajo e Transportit janë në kontakt për të koordinuar lëvizjet e tyre. Në fakt, ka informacione që thonë se pritet një hap nga Ministria e Jashtme greke, ndërsa të dhënat e para tregojnë se sulmi mund të jetë hakmarrje për sekuestrimin në Karystos të një anijeje ruse me naftë iraniane.

Sipas asaj që është bërë e ditur, në “Delta” ndodheshin 25 anëtarë të ekuipazhit, dy prej të cilëve grekë dhe në “Luftëtari i matur”, ndodheshin 23 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët 8 grekë dhe një qipriot.

Për momentin, Ministria e Jashtme dhe ajo e Transportit ende nuk kanë mundur të kontaktojnë me anëtarët e eiukipazheve, megjithatë autoritetet greke janë në gatishmëri për të koordinuar veprimet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: