TIRANE

Prej disa kohësh ajo është kthyer në një nga këngëtaret më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Është fjala për Tuna Sejdi, e cila së fundmi ka bërë një paralajmërim.

Tuna bën me dije se do të vijë me një projekt të ri muzikor. A do të jetë bashkëpunim?

“E ndritshme si qiri. Tuna ft…qëllojani kush”, ka shkruar Tuna.

Këngëtarja jo vetëm kaq por ka publikuar edhe disa foto ku duket mjaft joshëse me flokë me ngjyrë të kuqe dhe fansat e kanë pëlqyer shumë.

Vetëm lajmi se Tuna dhe Cozman do të bashkëpunojnë sërish pas kaq shumë vitesh bëri bujë të madhe. Burime për “Prive” bënë me dije se Tuna dhe Cozman janë në diskutime për të sjellë një duet së bashku.

“Tuna dhe Cozman, pjesën personale nuk e kanë në mes. Ata janë pajtuar prej kohësh që të bashkojnë forcat, megjithatë puna ende nuk ka nisur”- thuhet më tej nga emisioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb