Pavarësisht periudhës së keqe dhe viteve negative, Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk do japë dorëheqjen. Në konferencën për shtyp, Perez thirrje zgjedhje të reja, teksa shprehu bindjen se Los Blancos do rikthehen të fortë.

Konferenca:

“Një situatë absurde është krijuar kundër Real Madridit dhe kundër meje. Ne nuk fitojmë gjithmonë, por nuk do ta pranojmë. Ata po përfitojnë nga kjo situatë për të më sulmuar. Ku është Florentino? Nuk po flas. Disa thonë se jam i sëmurë, se kam kancer. Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të falënderuar njerëzit që kujdesen për mua.

Unë vazhdoj të kryesoj klubin dhe kompaninë time, e cila ka një xhiro prej 50 miliardë eurosh në vit. Shëndeti im është perfekt. Nëse do të më thoshin se kam kancer, do të duhej të shkoja në një qendër onkologjike. Do të kishte qenë në çdo gazetë në botë. Nuk është e vërtetë dhe ky thashethem është ekzagjeruar.”

Perez njofton se do të kandidojë përsëri dhe se kushdo është i mirëpritur ta bëjë këtë, duke i kërkuar gjithashtu shtypit të mos përhapë thashetheme të caktuara rreth lodhjes së tij të supozuar: “Unë jam i pari që dua të fitoj gjithçka. Me mua si president, kemi fituar 37 tituj në futboll dhe 29 në basketboll. Dua t’u drejtohem të gjithë atyre që po bëjnë fushatë prapa skenave. I ftoj këdo që dëshiron të kandidojë.

Do të kandidoj për të mbrojtur interesat e aksionarëve të Real Madridit. Nuk do të frikësohem. Ata më japin shumë energji. Ka sektorë që duan të sundojnë Real Madridin, por nuk kanë pasur sukses. Gazetarët ose kolegët e tyre nuk e sundojnë Madridin. Njerëzit nuk i besojnë ata, ata më besojnë mua.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: