Gazetari Artan Hoxha, ndër të tjera, në “Kjo Javë”, në News24, foli për fatin e ish-mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, duke deklaruar se ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma.
Hoxha theksoi se ata që e kanë zhdukur janë struktura më e madhe kriminale në vend. “Ata që kanë zhdukur Ervis Martianj sot janë struktura më e madhe kriminale në vend. Kanë pasur koordinator Ergys Agasin, janë ata që e mbajnë sot Ergys Agasin. Vijnë informacione këtu është ai herë e shohin në Tiranë herë në Durrës”, tha ai.
“Nuk merrem me spekulime. Unë do them atë që kam thënë gjithmonë ky njeri është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Ia kam thënë edhe familjes së vet, është një gjë që e kam diskutuar edhe me babain e Ervis Martinaj në shtëpi të vet. Familja e Ervis Martinaj janë intelektualë. Nuk mund ta kalosh kaq kollaj. Denoncimi që bëri xhaxhai i Ervis Martinaj në policinë gjyqësore, doli në media. Si të kishin besim ato dhe policia mbase e bëri edhe për të spostuar vëmendje. Ata që kanë zhdukur Ervis Martianj sot janë struktura më e madhe kriminale në vend. Kanë pasur koordinator Ergys Agasin, janë ata që e mbajnë sot Ergys Agasin. Vijnë informacione këtu është ai herë e shohin në Tiranë herë në Durrës.
Zyrtarisht kemi dy hetime një hetim e kërkon për vrasje një të shpallur në kërkim. Hetimin kryesor për vrasje nuk e merr SPAK. A u arrestua punonjësi i policisë? Të gjithë ata që flasim sot kanë qenë në burg, se kush i ka liruar t’i gjejnë. Kryeministri mashtroi sepse premtuan që do të gjenin autorët e vrasjes së Ervis Martinaj. Çfarë versioni zyrtar ke si Polici e Shtetit? Përse duhet të futej kryeministri në këtë histori? Hetimin e drejton prokurori, jo polici. Familja në kohën që kam qenë atje, sapo ishte arrestuar Jeton Lami, njeriu besnik i Ervis Mertinaj dhe njeriu i fundit që ka pasur kontakt me të. Ky njeriu u dorëzua te drejtori i përgjithshëm dhe çfarë foli me të nuk e dimë. Dhe drejtori i përgjithshëm mori pasoja, u shkarkua. Dhe babai i Ervis Martinaj ka thënë ne presim që ky person të na thotë diçka. Të gjitha vrasjet janë zinxhir”, tha ai.
