SHBA-Për Hennessey Venom GT, i cili mbanë titullin jozyrtar si vetura më e shpejtë në botë, blerësit duhet të paguajnë rreth 1.4 milionë dollarë (rreth 1.2 milion euro), njoftoi prodhuesi amerikan i kësaj veture.

Kjo veturë super-sportive është e bazuar në modelin e kompanisë Lotus, Elise/Exige, dhe është i njohur për atë se në fillim të vitit të kaluar në Qendrën e Hapësirës “Kennedy”, në Florida, ka arritur shpejtësinë prej 435,31 kilometra në orë.

Kompania Hennessey thotë se modeli Venom GT është në gjendje që të shkojë madje edhe deri në 447 km/h, por kjo shpejtësi ende nuk është regjistruar, transmeton Koha.net.
Duke falënderuar platformën e kompanisë Lotus, kjo veturë super-sportive peshon vetëm 1244 kilogramë, dhe këto performanca të mahnitshme të shpejtësisë i arrin me ndihmën e motorit 7.0-litër Twin-Turbo V8, i cili ka kapacitet prej 1262 kuaj fuqi.

Sipas të dhënave nga fabrika, Venom GT shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin për 2,7 sekonda, deri në 200 km/h për 5,6 sekonda, dhe deri në 300 km/h arrin për 14,5 sekonda.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb