DURRES– Pavarësisht premtimit se do të rikonstruktohej brenda vitit, shkolla 9-vjecare në Arapaj të Durrësit nuk do t’i hapë dyert këtë vit për mbi 500 nxënës. Prindërit dhe fëmijët, protestuan në oborrin e shkollës për të kërkuar rinisjen e mësimit, pasi sipas tyre rikonstruksioni i shkollës ka përfunduar.
Fëmijët shprehen të shqetësuar, pasi për ta nuk është e lehtë të vijojnë mësimin në shkollat më të largëta, dhe në orët e vona të pasdites.
Shkolla “Myslim Hida” në qendër të fshatit Arapaj ka filluar të rindërtohet para një viti, pas një sërë ankesash të drejtuar në Bashkinë e Durrësit për degradimin e saj dhe rrezikun e lartë që paraqiste për nxënësit dhe mësuesit.
(BalkanWeb)
