E dashura e Cristiano Ronaldos ka shprehur mbështetjen për yllin portugez pas akuzave ndaj tij për përdhunim.

Georgina Rodriguez në një postim në Instagram tha se fubollisti gjithmonë do të jetë në gjendje të kapërcejë pengesat që janë vënë në rrugën e tij.

Modelja publikoi një foto të saj realizuar në shkallët e stadiumit para ndeshjes Juventus-Napoli.

“Të dua ,”-shkruan ajo, duke i shprehur dashurinë.

Ronaldo është akuzuar për përdhunimin e një modeleje në dhomën e një hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Futbullisti ka mohuar akuzat duke thënë se po përdoret emri i tij për të bërë famë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: