TIRANE

Një nënë me tre fëmijë i është drejtuar emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 pasi është braktisur nga bashkëshorti. Gruaja është martuar në moshë të re me të dhe pas një historie të gjatë dashurie, 3 vjet të fejuar dhe 9 vjet të martuar kanë ardhur në jetë tre fëmijë. Lidhja ka nisur kur gruaja ishte vetëm 16 vjeç dhe burri ishte 19 vjeç, njohja ka ardhur rastësisht dhe të rinjtë u dashuruan dhe më pas u martuan. Nga kjo martesë erdhën në jetë tre fëmijë të cilët aktualisht janë 8 vjeç djali i madh i cili vuan nga epilepsia, 4 vjeç i dyti dhe tre vjeç djali i vogël.

Çifti nuk ka patur një jetë të qetë pasi sipas gruas, bashkëshorti lunate bixhoz dhe ishte i dhunshëm, por kjo për hir të fëmijëve shpesh herë e kish toleruar. Ajo që përmbysi kupën ishte tradhëtia të cilën gruaja e kuptoi 6 muaj më parë.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook ajo kuptoi se bashkëshorti frekuentonte një tjetër grua. Pas debateve të shumta gruaja u largua nga shtëpia dhe vajti te e ëma por me shpresën se bashkëshorti do të refletonte. Ky i fundit nuk tregoi asnjë shënjë pendese. Më pas gruaja u rikthye për hir të fëmijëve por aty mori vesh se bashkëshorti kishte futur në shtëpi një grua tjetër, atëherë nëna 30 vjeçare u largua përfundimisht.

Ajo nuk pranon t’i japë divorcin të shoqit pasi thotë se pas largimit të saj edhe ai i ka braktisur fëmijët.

Pjesë nga intervista e gruas në studion e emisionit “Me zemër të hapur”

Pse ju ka braktisur bashkëshorti?

Gruaja: Ia ka ndal ajo (dashnorja) gjithçka që të mos na shohë me sy, i bëj thirrje e fundit të gjejë banesë për fëmijët, të gjejë ushqim për fëmijët

A nuk do ishte më mirë të mos ishe larguar nga banesa, pa bërë akuza për personin tjetër e cila është lidhur me bashkëshortin tuaj..pra problemin e kemi me bashkëshortin tënd, farë e shtyu atë të merrte këtë vendim, pse ike nga shtëpia?

Gruaja: Vjehrri im pi shumë e bënte sherre, është shumë i dhunshëm. Më përplaste edhe mua, më godiste edhe djalin që është me epilepsi. Nuk është njeri ai.

Pse nuk diskuton me burrin?
Gruaja: Nuk është i kuptueshëm ai, nuk merr vesh fëmijët e mi po i rrit dynaja..nuk ia fal asaj lloj familje të gjithë stresin që më ka shkaktuar. Kur të shkojë në familje tjetër duhet të rregullojë më parë fëmijët e tij. Ai ka qënë edhe në burg për vjedhje e gjëra të tjera, nuk dua t’i hap këto muhabete…

Ju e dini ku ndodhet ai në këto momente?
Gruaja: Di që është në Athinë…

Nga familja e tij kemi dëgjuar se ai është larguar prej teje për shkak të denoncimeve që ti i bën në polici?
Gruaja: Jo, jo nuk janë të vërteta. Po si mund të duroja unë kur më fuste duart në fyt

Ndërsa tregonte dramën e jetës së saj gruaja nuk u ndje mirë dhe u largua nga emisioni.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb