SIRI

Ushtria e Sirisë  zbuluan të mërkurën një hapsirë të madhe të fshehtë, ku siç thanë ata kishte eksplozivë të lënë nga rebelët në provincën Daraa, vendi ku nisi e gjithë kryengritja e cila shkaktoi luftën civile, shkruan AFP.

Gjatë një udhëtimi të organizuar për gazetarë nga qeveria, një korespodent ka parë shumë kontenjerë të mbyllur dhe të mbuluar me mbuloja me baltë. Një burim i cili preferoi të mbetet anonim, tha se këto përmbanin eksploziv C4. Sipas llogaritjeve të tij rreth 8 ton të ekspozivit janë rigjetur.

Ai i tregoi korespodentit gjatë vizitës, se forca e shkatërrimit të një kg të këtij eksplizivi është e barabartë me 13 kg të TNT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb