TIRANE– Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi sot seancën për Emiljano Shullazin dhe anëtarë të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë të tij, nën masa të rrepta sigurie.

Që në nisje të seancës, u identifikuan edhe dy prokurorët e tjerë që janë bërë pjesë e grupit të prokurorëve që kanë pranuar të përfaqësojnë akuzën.

Veç Donika Prelës dhe Gentjan Osmanit, pjesë e grupit të prokurorëve ishin edhe Anton Martini dhe Besnik Muçi.

Kujtojmë, se pak ditë më parë kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve, të cilët refuzuan të përfaqësonin akuzën.

Por seanca dështoi, pasi Shullazi dhe të pandehurit e tjerë mungonin në sallën e gjyqit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb